All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

“Ngecja” e negociatave, Milo: Askush s’e ka inat Shqipërinë, qytetarëve t’u flitet hapur

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2020, 15:03 | Politikë
“Ngecja” e negociatave, Milo: Askush s’e ka inat
All - Paragraf - 1

Ish-ministri i Jashtëm, kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, ishte i ftuar në A2, dhe foli për integrimin dhe konferencën e parë ndërqeveritare, e cila mund të quhet një tjetër shans i humbur.

Milo u shpreh i qartë se qeveria duhet t’u flasë hapur shqiptarëve dhe të mos adresojë problemin jashtë vendit.

All - Paragraf - 3

“PS dhe qeveria, patjetër që ndodhen në dilemë të madhe për mënyrën se si duhet ta justifikojnë këtë dështim në politikën e jashtme. Kushtet kanë qenë të qarta dhe qeveria nuk ka se kujt t’ia kërkojë se vetëm vetes së saj dhe institucioneve faktin që nuk u bë funksionale Gjykata Kushtetuese, nuk u arrit të bëhej një reformë gjithëpërfshirëse. Çdo përpjekje që bëhet për ta adresuar përgjegjësinë jashtë vendit është e gabuar. Unë mendoj se është më mirë që shqiptarëve t’u flitet hapur dhe të mos ketë justifikime për adresim te BE. Askush nuk e ka inat Shqipërinë”, u shpreh Milo.

Por, sa ndikim mund të ketë te mazhoranca kjo çështje në zgjedhjet e prillit? “Në zgjedhje shkohet me programe elektorale dhe në momentin që listën e gjatë të premtimeve mungojnë realizimet, zgjedhësi do të bëjë bilancin dhe më pas do të vendosë ku do ta hedhë votën”, u shpreh Milo. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos