
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak më parë në Fushë Arrëz, ku për pasojë ka humbur jetën një grua dhe dy vajzat e saj.
Sipas të dhënave paraprake, nëna dhe vajzat e saj 16 dhe 19 vjeçare në familjen Kola kanë rënë aksidentalisht në kontakt me energjinë elektrikë.
Nga sa mësohet nëna dhe një nga motrat shkuan për t’i ardhur në ndihmë vajzës tjetër të cilën e zuri korrenti ndërsa bënte dush, por humbën edhe ato jetën.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po vijon hetimet për këtë ngjarje të rëndë. (A2 Televizion)