Ngjarje e rëndë në Kukës për pronësinë, vëllezërit qëllojnë me armë mbi kushëririn

Nga A2 CNN
22 Korrik 2023, 13:54 | Kronikë
Ngjarje e rëndë në Kukës për pronësinë,

Pas një konflikti për arsye pronësie, dy vëllezër kanë plagosur me armë zjarri kushëririn e tyre, i cili ka marrë një plumb në këmbë.

Sipas policisë, dy vëllezërit Xh. M. dhe A. M. kanë plagosur me armë zjarri, në këmbë, kushëririn e tyre, shtetasin G. M., 46 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, për të bërë të mundur kapjen e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave kësaj ngjarjeje”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos