Ngjarje e rëndë në Kukës, përdhunoi të miturën, vëllai i saj plagos rëndë autorin

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2020, 11:33 | Kronikë
Ngjarje e rëndë në Kukës, përdhunoi të

Një ngjarje e rëndë është raportuar nga policia e Kukësit. Një 15-vjeçare ka bërë kallëzim në polici se një bashkëmoshatar i saj ka abuzuar seksualisht me të.

Pasi ka mësuar ngjarjen nga e motra, shtetasi G.M. 28 vjeç e ka goditur me shufër hekuri duke e plagosur rëndë në kokë shtetasin I. Ç. 15 vjeç, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës arrestuan shtetasin I. Ç., 15 vjeç, banues në fshatin Mgullë. Arrestimi i tij u bë pasi ka bërë kallëzim një shtetës 15-vjeçare, se shtetasi I. Ç. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Gjithashtu u bë arrestimi i shtetasit G. M., 28 vjeç, banues në Kukës. Shtetasi G. M., pasi ka mësuar nga e motra se shtetasi I. Ç. kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të, e ka goditur me shufër hekuri duke e plagosur rëndë në kokë shtetasin I. Ç.”, thuhet në njoftimin e policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos