Dhunon punonjësin e policisë, arrestohet 36-vjeçari në Vlorë

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2020, 08:52 | Kronikë
Dhunon punonjësin e policisë, arrestohet 36-vjeçari në

Një 36-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Vlorë, pasi ka kundërshtuar dhe më pas ka dhunuar fizikisht një efektiv të Policisë Rrugore.

Bëhet e ditur se, në aksin rrugor Vlorë-Gjorm, shërbimet e Policisë Rrugore, i kanë bërë shenjë ndalimi mjetit tip “Benz”, drejtuesi i të cilit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë dhe është larguar. Pas disa minuta ndjekjeje, punonjësit e Policisë Rrugore e kanë ndaluar dhe në momentin që po i komunikonin shkeljen, ky shtetas ka dalë nga makina dhe ka dhunuar fizikisht punonjësin e Policisë.

Megjithatë, shtetasi me inicialet R.M. është prangosur më pas nga efektivët, duke e shoqëruar atë në komisariat, nga verifikimet ka rezultuar se ai ishte duke lëvizur pa leje drejtimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos