Ngjarje e rëndë në Vlorë, çifti i të moshuarve humb jetën duke ujitur arën

Nga A2 CNN
23 Korrik 2023, 19:35 | Kronikë
Ngjarje e rëndë në Vlorë, çifti i të moshuarve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës, në fshatin Resulaj të Vlorës.

Sipas policisë, një çift të moshuarish, duke ujitur në arë, “dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë kanë ndërruar jetë”.

Viktimat janë 80-vjeçari me inicialet E.Z. dhe 75-vjeçarja me inicialet M.Z. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos