Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në qytetin e Vlorës. Mësohet se babë e bir janë plagosur me thikë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 maji”, ndërsa dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, nga ku mësohet se djali ndodhet në gjendje të rëndë.
Të plagosurit janë Xhevdet Braushi, 62 vjeç dhe djali i tij Albion Braushi, 30 vjeç. (A2 Televizion)




