
Pas uljes së intensitetit të reshjeve të dëborës situata në akset rrugore është përmirësuar, por sërish ka prani të ngricave.
Autoriteti rrugor shqiptar rekomandon përdorimin e zinxhirëve në akset: Ura e Cerenecit-Stëblevë, Peshkopi-Qafë Drajë, Qafë Bualli-Krastë dhe Trebisht-Doganë.
Në Qarkun Korçë qarkullimi bëhet me zinxhir në akset Korçë-Boboshticë-Dardhë dhe Qafë Qarri – Ersekë.
Në akset e tjera qarkullimi është normal. Problem mbeten fshatrat ne zonat e thella ne Qarkun e Shkodrës, Kukësit dhe Dibrës. Trashësia e Dëborës dhe temperaturat e ulëta vështirësojnë lëvizjen e banorëve në rast të emergjencave shëndetësore apo për të siguruar ushqimet e nevojshme. (A2 Televizion)