Studentët në ngujim, të tjerët duan mësim

Nga A2 CNN
14 Janar 2019, 15:08 | Aktualitet
Studentët në ngujim, të tjerët duan mësim

Dhjetëra studentë vijojnë ngujimin në auditorë, ndërsa të tjerë protestojnë për fillimin e mësimit. Me këtë situatë është përballur Fakulteti i Drejtësisë dhe Ekonomisë. Të ndarë në dy grupe, studentët i tremben humbjes së vitit akademik, ndërsa për të ngujuarit që thonë se janë më të shumtë në numër, kauza e tyre është më e rëndësishme.

Në Fakultetin e Ekonomisë, protesta e të rinjve është mbështetur edhe nga pedagogët. Përmes deklaratave, ata kanë bërë thirrje për zgjidhje të kërkesave të studentëve për të ndaluar protestat.

Ndërsa në shkollat e tjera të larta, bojkoti po shkon drejt shuarjes. Studentët i janë rikthyer auditorëve, ndërsa çdo universitet do të vendosë për mënyrën e realizimit të orëve të humbura. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos