
Ngujimi i studentëve ka përplasur në “Debat” deputetin e Partisë Socialiste, Alket Hyseni dhe analistin Fitim Zekthi.
Deputeti i PS u shpreh se një grup i vogël studentësh nuk mund të bllokojnë mijëra të tjerë, të cilët kërkojnë të zhvillojnë mësim.
Por kjo deklaratë e Hysenit është kundërshtuar nga Zekthi, i cili u shpreh se kjo nuk është aspak e vërtetë dhe nëse do të shihet në këtë mënyrë, atëherë problemet nuk do të zgjidhet kurrë. “Nuk mund të ketë 60 mijë studentë të ngujuar. “Absolutisht ata që janë ngujuar janë përfaqësues të tyre”, tha Zekthi.
“Studentët nuk janë ngritur për një gjendje ekzistuese”, tha më tej Zekthi, i cili më tej i cilësoi politikanët si të papërgjegjshëm.
“Një protestë të ndershme kërkojnë ta përgojojnë, duke thënë këta janë të LSI e këta të PD. Ata janë bijë shqiptarësh që marrin mësim në kushte ekstreme”, tha Zekthi. (A2 Televizion)