Ngrin Teksasi, mijëra shtëpi pa energji elektrike

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2023, 13:37 | Bota
Ngrin Teksasi, mijëra shtëpi pa energji elektrike

Pamje që po bëjnë xhiron e botës janë ngricat dhe akulli në Teksas të SHBA-së, që prej ditësh po përjeton një të ftohtë ekstrem, me shi, erë dhe akull kudo, që kanë shkaktuar edhe ndërprerje të energjisë elektrike dhe rrugë të bllokuara.

Dëbora e ngricat kanë mbuluar gjithçka. Më shumë se 450 mijë shtëpi e biznese në Teksas, Arkansas, Misisipi e Tenesi kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa kudo shihen pemë të rrëzuara në rrugë e zona banimi.

Meteorologët kanë paralajmëruar se Amerika do të perjetojë edhe 6 javë të tjera dimër, pra deri në mesin e muajit mars. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/05/regjistrohet-temperatura-rekord-79-grade/

A2 CNN Livestream

Latest Videos