All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Planifikonin sulm në konsullatën e Suedisë e Holandës, Turqia arreston 15 “ushtarë” të ISIS

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2023, 13:02 | Bota
Planifikonin sulm në konsullatën e Suedisë e Holandës,
All - Paragraf - 1

Policia turke ka arrestuar 15 persona për lidhje të dyshuara me Shtetin Islamik. Lajmi u raportua nga  agjencia shtetërore turke Anadolu, e cila i referohet një deklarate të policisë së Stambollit, ku thuhet se ky grup personash u arrestua për planifikimin e sulmeve në konsullatat e Suedisë dhe Holandës në Stamboll, si dhe në kisha dhe sinagoga.

Policia shtoi se nuk mund të konfirmonte ndonjë “kërcënim specifik” ndaj lokacioneve të përmendura.

All - Paragraf - 3

Sipas shërbimit të inteligjencës turke, grupi mund të ketë marrë udhëzime nga organizata e Shtetit Islamik të Provincës Khorasan, aktive në Azinë Jugore dhe Qendrore, e cila përfaqëson një nga degët e Shtetit Islamik.

Suedia dhe Holanda janë objektivi i kritikave të Turqisë dhe protestave të qytetarëve të saj pasi Kurani u dogj në mënyrë demonstrative në një protestë të fundit në Stokholm dhe ngjarje të ngjashme ndodhën në Hagë të Holandës.

Disa vende perëndimore vendosën këtë javë të mbyllin përkohësisht konsullatat e tyre në Stamboll për shkak të kërcënimeve të sigurisë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos