
“Do të kontribuoj për një frymë të re komunikimi e bashkëpunimi midis shumicës dhe opozitës në Kuvend, për kryerjen e reformave”. Këtë angazhim, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ia shprehu shefit të Prezencës së OSBE-së, Vincenzo Del Monaco, në takimin e parë që nga marrja e detyrës.
Nikolla dhe ambasadori Del Monaco biseduan edhe për vazhdimin e bashkëpunimit midis Kuvendit dhe OSBE-së për kryerjen e reformave të rëndësishme, si reforma zgjedhore, reforma në drejtësi e zgjatja e vetting-ut dhe reforma territoriale.
Kryetarja e Kuvendit vlerësoi bashkëpunimin e Prezencës së OSBE-së në Tiranë me Kuvendin e Shqipërisë.
Nga ana e tij, ambasadori Monaco shprehu bindjen se përgatitja, përvoja dhe vullneti politik janë premisa për një lidership të suksesshëm në drejtimin e Kuvendit të Shqipërisë. (A2 Televizion)