
Sot në mbrëmje rinisin emocionet e Champions League ku gjigandët europian do të luajnë “përplasin brirët”. Vëmendja maksimale shkon tek dueli Paris Saint Germain - Juventus në “Park Des Princes”. Dy klube me objektiva maksimalë do të matin forcat me synimin e vetëm për të fituar. Bardhezinjtë vuajnë mungesat e shumë prej titullarëve të rëndësishëm.
Chiesa, Pogba dhe Szcezny janë mungesa të konfirmuara, të cilave iu shtohet edhe Di Maria, i cili nuk ia ka dalë të rikuperohet për ndeshjen e parë të Champions League. Edhe pse në mediat italiane u raportua se argjentinasi ishte gati për duelin e të martës në fund stafi mjekësore vendosi të mos rrezikoj dhe 34-vjeçari nuk udhëtoi me skuadrën në Paris.
Ndërkohë në anën tjetër nuk paraqitet kjo situatë. Paris Saint Germain do të zbresë në fushë me formacionin më të mirë dhe më në krye treshen Messi-Mbape-Neymar. Grupin e kompleton sfida Benfica Maccabi Haifa.
Ndeshje e bukur konsiderohet dhe Salzburg-Milan. Kuqezinjtë vijnë pas fitores në derbi dhe sigurisht morali dhe besimi për të fituar tek milanistët është i madh. Mungesa e vetme për teknikun Stefano Pioli është Ante Rebic i cili u edhe pse u shpresua deri në fund se mund të rikuperohej nga dëmtimi në shpinë, në fund nuk ia ka dalë dot. Probleme ka dhe për austriakët që vijnë me shumë mungesa në mesfushë dhe mbrojtje.
Grupin e kompleton një tjetër ndeshje e bukur si Dinamo Zagreb-Chelsea. Blutë e Londrës sigurisht cilësohen favoritë të grupit ndërsa i vetmi që mungon është Kante ndërsa në dyshim nëse do të luajnë janë Aubumeyang dhe Mendy.
Rekordmenët e Champions League, Real Madrid përballën me modestët e Selltik. Lajmi i mirë për dy skuadrat është se do të luajnë në fushë me formacionin më të mirë pasi nuk vuajnë mungesën e asnjë lojtari. Duelin e kompleton sfida Leipzig - Shaktar Donetsk. Ndërkohë ndeshje të bukura rezervon dhe grupi G, Manchester sfidon Sevillen në Spanjë. (A2 Televizion)