Nis hetimi për presidentin, PS mbledh 97 vota për shkarkimin e Metës: Nxiti konflikt

Nga A2 CNN
7 Maj 2021, 19:37 | Aktualitet

98 deputetë votuan pro kërkesës së mazhorancës për të shkarkuar nga detyra presidentin Ilir Meta, me motivacionin se ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës para dhe gjatë zgjedhjeve të 25 prillit. 5 deputetë votuan kundër, ndërsa 2 abstenuan. Gjithashtu, 97 deputetë votuan pro ngritjes së Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit, 6 votuan kundër dhe 1 abstenoi. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, renditi arsyet se përse kjo mazhorancë duhet të shkarkojë Metën, ndërsa i bëri thirrje edhe kreut të opozitës, Lulzim Basha, që ta mbështesë këtë nismë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos