
Një memorandum mes ministres së Kulturës, Elva Margariti dhe homologes greke, Lina Mendoni, ishte hapi i parë drejt nisjes së javës së kulturës greke.
Pas këtij nënshkrimi, dy vendet tona pritet të kenë më shumë bashkëpunime, sidomos në fushën arkeologjike dhe atë të muzeologjisë.
“Kjo nismë na jep mundësinë që grupe shkencore nga të dyja vendet të punojnë së bashku për të evidentuar trashëgiminë kulturore të dy vendeve”, tha ministrja e Kulturës në Greqi, Lina Mendoni. (A2 Televizion)