All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

“Sezoni” i zjarreve, Qarku i Korçës me dhe pa mjete zjarrfikëse

Nga A2 CNN
24 Maj 2022, 16:36 | Aktualitet
“Sezoni” i zjarreve, Qarku i Korçës me dhe pa mjete
All - Paragraf - 1

Bashkitë e qarkut të Korçës tashmë kanë hartuar planin e masave për sezonin e verës me qëllim përballimin e situatave të zjarreve që mund të shfaqen, të cilat vitin e kaluar kanë qenë të shpeshta, veçanërisht në zonat pyjore.

Por mjetet dhe logjistika, janë kryesoret për repartet e zjarrfikësve. Në bashkitë e Devollit dhe Maliqi, përveç mjeteve ekzistuese, këtë sezon efektivët zjarrfikës do të kenë në dispozicion edhe 3 mjete të reja, 2 prej të cilave të kalimit të lartë për terrene të vështira.

All - Paragraf - 3

Në Kolonjë, edhe pse efektivët përpiqen të mbajnë në gjendje pune mjetet, ato janë mjaft të amortizuara dhe shpesh herë shfaqin defekte duke kompromentuar operacionet për fikjen e zjarreve.

Edhe veshjet kundërzjarr të efektivëve lënë për të dëshiruar. Mesa duket edhe këtë sezon zjarrfikësit e Kolonjës do të duhet të sakrifikojnë për të kryer detyrën me shpresën që zjarret të mos i sprovojnë përtej limiteve të mjeteve dhe kapaciteteve që kanë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos