Nis Kupa e Shqipërisë në çiklizëm

Nga A2 CNN
15 Korrik 2022, 15:10 | Sporte të tjera
Nis Kupa e Shqipërisë në çiklizëm

Olsi Velijaj i ekipit të Tiranës ishte fituesi i etapës së parë të kupës së Shqipërisë në çiklizëm, të nisur nga Piskupati, duke vijuar në Pogradec e Bilisht dhe me mbërritjen në Korçë. Sportisti bardheblu e përshkoi distancën prej 106.4 km të gjatë në 2 ore, 40 min e 18 sekonda. Ai kaloi i parinë finish, i ndjekur nga Marolino Hoxha i Apollonisë dhe Marçelo Kola i Vllaznisë.

Për kadetë, etapa prej 55 km, nga Piskopati në Korçë udominua nga tre çiklistë të Tiranës dhe dy të Skënderbeut, por në fund fitues ishte Emil Priftaj.

Për Juniorët fitues i kësaj etape u shpall Flavio Venomi i Vllaznisë, i ndjekur nga Antonio Kallari i Studentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos