I argjendtë në Lojërat Mesdhetare, Qerimaj flet për tensionin me arbitrat

Nga A2 CNN
11 Korrik 2022, 08:39 | Sporte të tjera
I argjendtë në Lojërat Mesdhetare, Qerimaj flet për

Peshëngritësi Erkand Qerimaj, ishte i ftuar në "Dita jonë" pas medaljes së argjendë që fitoi në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Qerimaj tregoi disa detaje të garës së tij në këtë kompeticion dhe momentin e tensionit me arbitrat, të cilët për një moment i hoqën medaljen, duke e quajtur provën e tij si një faul.

Shkodrani shprehet se kishte të gjithë të drejtën të kërkonte rishikimin e provës në video, pasi nuk e kuptonte se ku kishte gabuar.

“Realisht nuk ishte faul dhe nuk e dija se përse e dhanë faul. Dhe iu kërkuam videon dhe të gjithë së bashku si grup vajtëm atje dhe kur e panë që rezistuam e kthyen vendimin. Edhe tifozët më thanë që bravo që insistove që kërkove të drejtën tënde. Kemi të drejtën që ta shohim videon, kur të japin një faul”, u shpreh Erkand Qerimaj në "Dita jonë". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos