Nis vaksinimi masiv në Tiranë, radhë të moshuarish në sheshin “Skënderbej”

Nga A2 CNN
28 Mars 2021, 10:21 | Aktualitet

Ashtu siç ishte paralajmëruar dhe më herët ka nisur procesi i vaksinimit masiv kundër koronavirusit në sheshin “Skënderbej”.

Ministria e Shëndetësisë ka ngritur një çadër të madhe në qendër të kryeqytetit për të mundësuar vaksinimin e të moshuarve me vaksinën ndaj Covid-19 që ka shkaktuar mijëra viktima në mbarë botën.

Gjatë ditës së sotme do të vaksinohen të moshuarit mbi 75 vjeç, të cilët do të marrin dozën e vaksinës kineze të Sinovac. Ata janë njoftuar nga mjeku i familjes në bazë të rendit alfabetik.

Procesi i vaksinimit do të vijojë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë, të cilat po ashtu janë furnizuar gjatë ditëve të fundit me këtë vaksinë.

Në një komunikim me mediat mbrëmjen e kaluar ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu u shpreh se synohet që të vaksinohen mbi 10 mijë persona në ditë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/03/28/vaksinimi-masiv-ne-tirane-rama-kenaqesia-me-e-madhe-per-mua-qe-kur-kam-hyre-ne-politike/
https://a2news.com/2021/03/28/vaksinimi-masiv-rama-do-presim-turiste-nga-gjithe-bota-nuk-do-kemi-orare-kufizuese-kete-vere/

A2 CNN Livestream

Latest Videos