
Mes shumë përplasjeve ka nisur vettingu edhe në radhët e policisë. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit për “Për Vlerësimin Kalimtar dhe Periodik të Punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme”, ka përzgjedhur 45 emrat e parë që do t’i nënshtrohen procesit të Vettingut.
Mësohet se subjektet e vlerësimit janë në detyrat më të larta drejtuese në Policinë e Shtetit, 31 punonjës, në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), 12 punonjës dhe në Gardën e Republikës, 2 punonjës.
Dosjet e vetë-deklarimit janë tërhequr nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit dhe ka nisur puna në fazën e parë, ajo e shqyrtimit të deklaratave, kërkimit të informacioneve dhe verifikimeve përkatëse. (A2 Televizion)