
Këshilltari i presidentit Trump për pandeminë e Covid-19, Scott Atlas dha dorëheqjen nga posti.
Lajmin e konfirmoi një zyrtar i lartë sipas të cilit Atlas është përplasur disa herë në debate si me pjesëtarë të stafit ashtu edhe me përfaqësues të medias, mbi mënyrën e përballimit të situatës. Atlas e lë detyrën pas 4 muajve në atë post.
“Ju shkruaj se jap dorëheqjen nga pozita e këshilltarit special të presidentit të SHBA”, shkruan Scott Atlas në një letër në adresë të presidentit Trump. (A2 Televizion)