Nisin punimet, Rusia: Ura e Krimesë të riparohet deri në korrik të 2023

Nga A2 CNN
14 Tetor 2022, 14:55 | Bota
Nisin punimet, Rusia: Ura e Krimesë të riparohet deri në korrik

Riparimi i urës që lidh Rusinë me Krimenë e aneksuar duhet të përfundojnë deri në korrik të vitit 2023. Ky është urdhri i lëshuar nga qeveria e presidentit Vladimir Putin për kompanitë e kontraktuara për punimet, që konsiderohen të vështira.

Ura u dëmtua nga një shpërthim të shtunën e kaluar, ku mbetën të vdekur tre persona. Kremlini fajëson Ukrainën për sulmin, por Kievi nuk ka pranuar autorësinë. Ura prej 19 kilometrash, më e gjata në Europë, është një itinerar kryesor për forcat ruse që dërgohen për të luftuar në Ukrainë.

Aktualisht, automjetet e tonazhit të rëndë nuk janë në gjendje ta përdorin atë, por vetëm ato të vogla. Shpërthimi bëri që pjesë të mëdha në dy prej katër karrexhatave të binin në det dhe dëmtoi gjithashtu linjën hekurudhore. Ndërkohë, në Ukrainë, luftimet nuk kanë të ndalur. Presidenti Volodymyr Zelensky, në festën për dëshmorët e vendit, u zotua të çlironte çdo centimetër territor nga pushtimi rus.

“Duke mposhtur këtë armik, ne do t’i përgjigjemi të gjithë armiqve tanë që shkelën Ukrainën. Kjo do të jetë një fitore për të gjithë njerëzit tanë dhe për heronjtë që tani jetojnë nën pushtimin e Rusisë”, deklaroi Zelensky.

https://a2news.com/2022/10/14/rusia-tregon-momentin-ne-te-cilin-nis-lufta-e-trete-boterore/

Ushtria ukrainase njofton se ka çliruar mbi 600 zona nga pushtimi rus, vetëm në muajin e fundit, përfshirë 75 vendqëndrime me rëndësi të lartë strategjike në Kherson.

Sakaq, Kombet e Bashkuara akuzojnë trupat e Putinit se po përdorin përdhunimet si strategji ushtarake në luftë. Për t’ju bashkuar ushtrisë ruse duket se është bërë gati dhe Bjellorusia, që ka vënë në gatishmëri forcat e armatosura, me arsyetimin se do t’i përgjigjen çdo provokimi nga vendet fqinje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos