“Nisma për gruan”, për më shumë shpresë e jetë në këto ditë pandemie

Nga A2 CNN
16 Prill 2020, 21:40 | Aktualitet

Sipas statistikave, 60% e grave në të gjithë botën punojnë në ekonomi joformale, çka përkthehet praktikisht në më pak të ardhura, më pak kursime, më shumë varfëri. Por, sot, për mungesë stabiliteti financiar e lëkundje themelesh ekonomike po flet e gjithë bota, pothuajse çdo fushë, çdo industri, çdo biznes e individ. Drejtoresha e qendrës “Gratë në shërbimin publik”, zonja Mimoza Hajdarmataj, e ndërgjegjshme për terrenin ku jetojnë femrat shqiptare, nuk vonoi dhe senzibilizoi një varg organizmash që mund t’i jepnin pak shpresë e jetë në këto ditë dhe e nisi nga vendlindja e saj, Tropoja. Në një lidhje direkte me “Ditari” në A2, Hajdarmataj zbuloi më shumë për nismën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos