Nismat e pamiratuara. Dekomunistizimi, Reforma Zgjedhore dhe Avokati i Popullit mbarten në shtator 

Nga A2 CNN
21 Korrik 2023, 14:39 | Politikë
Nismat e pamiratuara. Dekomunistizimi, Reforma Zgjedhore dhe Avokati i Popullit

Jo të gjitha nismat u miratuan në këtë sesion parlamentar. Reforma Zgjedhore, dekomunistizimi apo Avokati i Popullit janë çështje që mbetën në tryezat e deputetëve, por pa vendimmarrje nga Parlamenti duke u mbartur për në vjeshtë.  

Deputetët nisën pushimet e gjata verore me një sërë nismash të mbartura për në vjeshtë. Reforma Zgjedhore vijon të jetë çështja që nuk po gjen dot zgjidhje nga Kuvendi i Shqipërisë, ku për të tretën herë radhazi Parlamenti jo vetëm që nuk prodhoi asnjë produkt legjislativ, por nuk mbajti as edhe një mbledhje për të. 

Ky debat parlamentar erdhi pas kërkesës, në mbyllje të seancës së fundit plenare për këtë sesion, për zgjatjen e afatit të komisionit ku opozita kërkon të ndryshojë mënyrën e funksionimit nën argumentin se produktiviteti ka qenë zero.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla u shokua një vit më parë nga shkresa e Autoritetit të Dosjeve që pretendonte se Ilir Meta ka qenë pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit. Debati politik prodhoi një mori nismash ligjore, si nga PS-ja ashtu edhe nga demokratët e Bashës, nën moton për të pastruar politikën nga ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, por nga sprinti legjislativ u kthye në një agoni procedurale, duke u mbartur për në shtator. 

Avokati i Popullit është një çështje tjetër që prej vitesh nuk po gjen dot zgjidhje. Seancat dëgjimore me kandidaturat u zhvilluan në mars, por katër muaj nuk mjaftuan sërish që palët të gjenin dakordësinë për një emër të përbashkët. Kësisoj, debati politik që do të rinisë në shtator, do të ketë edhe përplasje të vjetra të cilat do të ushqejnë politikën shqiptare pas mbi 40 ditëve relaks veror. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/21/deputetet-marrin-pushimet-maxhoranca-legalizon-kanabisin-xhafaj-majko-e-brace-abstenojne/

A2 CNN Livestream

Latest Videos