Një ajsberg në madhësinë e Londrës shkëputet nga blloku i akullit në Antarktidë

Nga A2 CNN
26 Janar 2023, 11:35 | Bota

Një ajsberg pothuajse në madhësinë e Londrës së Madhe është ndarë nga blloku i akullit Brunt në Antarktidë të dielën.

Shkencëtarët zbuluan për herë të parë çarje të rëndësishme në bllokun e akullit një dekadë më parë, por në dy vitet e fundit janë regjistruar së fundmi dy thyerje të mëdha.

Stacioni Kërkimor i BAS Halley ndodhet në Shelfin e Akullit Brunt dhe akullnajat thonë se stacioni i kërkimit shkencor është i sigurt.

Ajsbergu ka një sipërfaqe prej 1550 kilometrash katrorë, ndërsa studiuesit thonë se ndarja ishte e pritshme dhe jo si rezultat i ndryshimeve klimatike.

Kjo ngjarje ka qenë e pritshme dhe është pjesë e sjelljes natyrore të Shelfit të akullit Brunt. Nuk është e lidhur me ndryshimet klimatike. Ekipet tona shkencore dhe operacionale vazhdojnë të monitorojnë bllokun e akullit në kohë reale për t'u siguruar që është i sigurt...", tha profesor Dominic Hodgson, një nga shkencëtarët e BAS në një njoftim për shtyp.

Ndarja e masivit të akullit vjen në një kohë shtrirja e akullit në detin e Antarktidës, ku aktualisht është verë, është në nivelet më të ulëta në histori. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos