Një armë tjetër kundër koronavirusit, krijohet spraji që ul mundësinë e infektimit

Nga A2 CNN
26 Shtator 2021, 09:48 | Bota
Një armë tjetër kundër koronavirusit, krijohet spraji

Shkencëtarët britanikë bëjnë me dije se kanë krijuar një spraj hunde që ul në mënyrë të ndjeshme mundësinë e infektimit me koronavirusit.

Sipas krijuesve të këtij produkti, dy pompa në secilën anë të hundës mund të mbrojnë deri në 8 orë kundër koronavirusit.

Ata besojnë se spraji i quajtur Phoxwell mund të luajë një rol kyç në mbrojtjen e personave vulnerabël dhe do të inkurajojë njerëzit të kthehen në vendet e punës.

Sipërmarrësi dhe kirurgu, Rakesh Uppal, kreu i laboratorëve që ka zhvilluar këtë produkt ,shprehet se ky është një mjet i ri dhe shumë efektiv në luftën kundër pandemisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos