
Partizani ka zyrtarizuar afrimin e parë në këtë merkato vere, duke i rrëmbyer Kukësit mbrojtësin e brazilian Uilliam Kordeiro Melo.
25-vjeçari ka nënshkruar kontratën me klubin me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. Braziliani vishet i kuq, pas eksperiencës pozitive te Kukësi, skuadër me të cilën u aktivizua në 33 ndeshje duke realizuar edhe 5 gola.
Uilliam, i cili përshtatet mjaft mirë në mbrojtje edhe në mesfushë, do t’i bashkohet sot kampionëve në fuqi, për të nisur përgatitjet me skuadrën. (A2 Televizion)