Një dashuri e re në horizont? Brad Pitt fotografohet me bukuroshen gjermane

Nga A2 CNN
26 Gusht 2020, 19:47 | Showbiz

Aktori shumë i dashur Brad Pitt duket se i ka lënë pas zhgënjimet në dashuri dhe një zjarr i ri po shpërthen për të.

Mediat britanike e kanë fotografuar 56-vjeçarin ndërsa zbret në aeroportin e Le Castellet së bashku me supermodelen gjermane, Nicole Poturalski, të cilën ata e krahasojnë si një sozi të Angelina Jolie

Aktori dhe modelja fluturuan me avion privat nga Los Angeles për në aeroportin Charles de Gauelle për të udhëtuar më pas drejt shtëpisë së pushimit ku do të qëndrojnë për disa ditë.

Ylli i kinemasë, i cili hodhi poshtë zërat për lidhjen me aktoren Alia Shawkat, do të qëndrojë në Chateau Miraval, një rezidencë të cilën e bleu për 67 milionë dollar në vitin 2011 së bashku me ish-bashkëshorten Angelina. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos