
“Dynamite” po shpërthen në Youtube. Video e re muzikore e grupit BTS ka numëruar plot 101,1milionë klikime brenda 24 orëve të para pas publikimit të saj, në atë që vetë Youtube e cilëson si rekord të ri të videove muzikore.
Kjo është kënga e parë në anglisht e kënduar nga grupi korean. (A2 Televizion)