Një ditar për Covid-19

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2022, 13:16 | Aktualitet
Një ditar për Covid-19

Histori të vërteta, ndjesi, dhembje dhe ndarje. Këto janë vetëm disa nga përjetimet e mjekëve që shihnin si humbnin jetë njerëzish në një qytet të Kinës.

Një ditar i ngjarjeve që ndodhën nga 23 janari e deri më 23 shkurt të vitit 2020, parë në këndvështrimin e mjekëve që bashkëjetuan me virusin dhe humbjet.

Për këtë betejë të Kinës me koronavirusin, shkruar përmes historive njerëzore, i pranishëm në Panairin e Librit ishte edhe ambasadori i Kinës, Zhou Ding. Përtej reagimit të masave nga komisionet shtetërore, ky libër ka mesazhe për jetën, tha ai.

“Versioni shqip i ditarit për luftën kineze kundër koronavirusit 2020 rrëfen e dokumenton historitë prekëse të vijës së parë të luftës kundër pandemisë në fillim të vitit 2020. Që nga ashpërsimi i pandemisë dhe informimi apo vendimet që ka marrë komiteti qendror e deri te ndarja me botën e vaksinave dhe informacioneve më pas. Por, me këtë libër shpresojmë të jemi bashkë edhe më shumë, ashtu sikurse ishim të gatshëm të luftonim së bashku kundër koronavirusit. Përmes këtij libri dua të uroj më së shumti shëndet”, tha ambasadori.

Me histori që tregojnë 10 mjekë dhe infermierë që këndojnë natën e Vitit tw Ri këngë për jetën e deri te tregimet “Koha është jetë”, “Bëhu trim, fëmija im”, “Një kafe na ngroh”, apo “Mirëseerdhe në shtëpi”, ky libër do t’i kujtojë botës dhimbjen që përjetonte vija e parë e luftës ndaj pandemisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos