
Moldavia ka mbyllur hapësirën e saj ajrore, pa specifikuar arsyen e këtij vendimi të rëndësishëm. Tensioni në ish-republikën sovjetike, në kufi me Rumaninë, është i lartë nga 24 shkurti i vitit të kaluar, kur trupat ruse sulmuan Ukrainën fqinje.
Vendi i vogël, ndër më të varfrit në Europë, ka brenda territorit të saj një zonë që prej vitit 1991 ka shpallur pavarësinë, Transnistria, e lidhur me të kaluarën sovjetike dhe ku ndodhen ende baza ushtarake ruse.
Ditën e djeshme, presidentja Maia Sandu akuzoi Moskën se po përgatit një grusht shteti në kryeqytetin Kishinau.
Burime nga aeroporti i Kishinau tregojnë se vendimi i mbylljes së hapësirës ajrore vjen për arsye sigurie, por nuk janë të specifikuara. (A2 Televizion)