Nëna e mbante të mbyllur prej 20 vitesh, shpëtohet 39-vjeçarja

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2023, 13:01 | Bota

Policia në Brazil ka shpëtuar një vajzë që mbahej e mbyllur në kafaz nga nëna e saj prej 20 vitesh.

39-vjeçarja Rosinalva da Silva u gjet në një dhomë të errët, me këmbët dhe duart e lidhura, në Espirito Santo të Brazilit.

Nëna, emri i së cilës nuk është nërë i ditur, ishte nën efektin e alkoolit kur u arrestua.

Menjëherë, gruaja që kishte qëndruar e lidhur për dy dekada, u dërgua në spital për t’u trajtuar nga kequshqyerja, pasi u gjet e dehidratuar dhe e uritur.

Sipas autoriteteve, nëna e ka mbajtur të mbyllur vajzën e saj pasi kishte humbur dy fëmijë të tjerë vite më parë si dhe për faktin që vajza vuante nga çrregullime mendore dhe ishtë agresive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos