Raportimet për shkëmbim zjarri në Donbas, Macron: Situata, tepër shqetësuese

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2022, 18:36 | Bota
Raportimet për shkëmbim zjarri në Donbas, Macron: Situata,

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka konsideruar tepër shqetësuese raportimet që vijnë nga Ukraina për shkëmbim zjarri në rajonin e Donbasit, ku flitet për persona të plagosur.

Deklarata e liderit francez vjen për gazetarët në prag të samitit të Bashkimit Europian, ku do të diskutohet dhe situata e krijuar në kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë.

Shefi i Elizesë gjithashtu u shpreh se deri në këto momente nuk ka asnjë sinjal të qartë se Rusia po përpiqet të ulë tensionet ndaj Ukrainës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos