"Trendi" i rrezikshëm i goditjes së artistëve me sende të forta në koncertet e tyre, që nisi në SHBA me këngëtaren Bebe Rexha dhe vijoi me Cardi B, Harry Styles, Ava Max, etj… ka prekur dhe artistët shqiptarë.
Gjatë një koncerti në Drenas, këngëtari i njohur i rrymës hip-hop Mc Kresha është goditur me një çakmak në fytyrë, nga një prej të pranishmëve mes turmës.
Artisti po këndonte hitin e tij “Era” në momentin kur fansi hedh çakmakun në drejtim të tij.
Mc Kresha e ndërpreu menjëherë performancën duke iu drejtuar publikut me këto fjalë: “Nëse doni t’i kallxoni artistit dashuri duke i gjuajtur me shkrepëse, faleminderit. Nëse mendoni se kemi ardhur për të kënduar për para, kemi ardhur përpara për t'ju kënduar. Faleminderit!”
Më pas artisti u largua nga skena së bashku me bashkëpunëtorin e tij Lyrical Son, duke mos e vazhduar koncertin. (A2 Televizion)