
Tirana fiton 4-0 me Kastriotin dhe i jep fundi ecurisë negative, që zgjaste prej 8 ndeshjesh në Kategorinë Superiore. Saktësisht një fazë kampionati pritje për skuadrën e drejtuar nga Ardian Mema, ndërsa ky është edhe suksesi i parë i trajnerit në krye të stolit bardheblu.
Dy gola në pjesën e parë të ndeshjes, nga Hasani me 11-metërsh dhe Greca i hapën rrugën fitores së Tiranës. Rrugën e rrjetës e gjetën edhe Majkëll Ngo, i rikthyer për herë të parë në fushë prej pezullimit nga stafi teknik dhe sulmuesi tjetër, Junus Sentamu.
Me këtë fitore, kryeqytetasit ngjiten në vendin e shtatë në renditje, në kuotën e 14 pikëve. Humbja e pësuar, e mban Kastriotin në vendin e parafundit në klasifikim, në zonën e rënies nga kategoria. (A2 Televizion)