Megan Fox dhe Machine Gun Kelly tashmë janë zyrtarisht të fejuar pas një lidhjeje që zgjaste prej më shumë se një viti e gjysmë.
Lajmi u bë publik nga vetë aktorja 35-vjeçare, e cila postoi në Instagram një video të propozimit intim.
Në shkrimin që shoqëronte video, aktorja tregon se ajo së bashku me muzikantin 31-vjeçar, pinë gjakun e njëri-tjetrit për të shënuar ngjarjen, që u zhvillua në një resort të Porto Rikos. (A2 Televizion)