Kate Middleton feston 40 vjetorin këtë të diel, e për të shënuar ngjarjen familja mbretërore britanike ka publikuar tre foto të reja të dukeshës së Kembrixhit.
Në portretet e realizuara nga fotografi Paolo Roversi, bashkëshortja e princit William pozon me fustane të Alexander McQueen.
Ato do të ekspozohen gjatë këtij viti në 3 zona të ndryshme, Berkshire, St Andrews dhe Anglesey, ku Kate, ka jetuar. Më pas do të bëhen pjesë e koleksionit të galerisë kombëtare të portreteve. (A2 Televizion)