Braziliani Sylvinho prezantohet si trajneri i ri i skuadrës kombëtare të futbollit. Foto: LSA
Një aktivist varet në litar në fshatin gjerman Lützerath, pasi kundërshton zgjerimin e një miniere linjiti në zonë, që sipas aktivistëve të klimës do të shkatërrojë vendin. Foto: Bernd Lauter/Getty Images
Kabul, Afganistan: Një skuadër futbolli femrash pozon si para një ndeshjeje, në shenjë proteste për vendimin e Talebanëve për të ndaluar sportin për femrat. Foto: Ebrahim Noroozi/AP
Merced, Kaliforni: E gjithë lagjja e zhytur nën ujë pas stuhive të shumta që kanë goditur zonën. Rreth 17 vetë kanë humbur jetën nga moti i keq gjatë kësaj jave. Foto: Josh Edelson/AFP/Getty Images
Ushtarë ukrainas qëllojnë me murtaja kundër trupave ruse, në Bakhmut. Foto: Evgeniy Maloletka/AP
Kryeministri i Malit tw Zi, Dritan Abazoviç, nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” në Shqipëri
Një tank i shkatërruar pas luftimeve mes ushtrisë dhe rebelëve në Republikën Demokratike të Kongos. Foto: Guerchom Ndebo/AFP/Getty Images
Mijëra harabela fluturojnë në perëndim, në Larnaka, Qipro. Foto: Yiannis Kourtoglou/Reuters
Dy deshë përplasen kokë më kokë gjatë një dyluftimi në Lagos, Nigeri. Foto: EPA
Dy dhi Kashmiri duket sikur pozojnë për një foto romantike në Bournemouth, Britani e Madhe. Foto: Finnbarr Webster/Getty Images