Andrew Tate, vëllai i tij Tristan dhe dy gra të paidentifikuara, duke u futur në gjykatë në Bukuresht, Rumani, ku janë arrestuar për trafikim të qenieve njerëzore, përdhunim dhe grup të strukturuar kriminal. / Daniel Mihăilescu/AFP/Getty Images
Luetzerath, Gjermani: Aktivistët ngrenë një strukturë në formën e germës “X” për të kundërshtuar prishjen e fshatit, për shkak të projektit për zgjerimin e një miniere linjiti. / Wolfgang Rattay/Reuters
Një shtëpi e përmbytur pjesërisht në Kaliforni. Nga koha e keqe në shtetin amerikan kanë humbur jetën mbi 12 persona. / Josh Edelson/AFP/Getty Images
Operacioni i pastrimit në akuariumin e jetës detare në Londër, që kryhet rregullisht çdo vit. / James Manning/PA
Randers Dyrehave, Danimarkë: Dreri gjatë orëve të parë të mëngjesit. / Ritzau Scanpix/Reuters
Ketri ushqehet në kopshtin zoologjik, Newtownards, Irlandë e Veriut. Liam McBurney/PA
Rrufeja godet stacionin e furnizimit me energji në Ashkelon, Izrael. / REUTERS/Amir Cohen
Anëtarë të forcave speciale të policisë së Republika Srpska marshojnë gjatë një parade në Sarajevën lindore, Bosnje-Hercegovinë. / REUTERS/Dado Ruvic
Londër: Një klient me një kopje të librit “Spare” në dorë, ku tregohet historia e Princit Harry. /Kin Cheung/AP
Një pikturë e shkatërruar në Pallatin e Kongresit në Brazil, një ditë pasi aty mësynë mbështetësit e ish-presidentit Jair Bolsonaro. / Carl de Souza/AFP/Getty Images