
Një ish-ambasadore në Itali është gruaja e para që do të drejtojë shërbimet sekrete në vendin fqinj.
Kryeministri Mario Draghi njoftoi ditën e enjte se ka caktuar Elisabetta Belloni në krye të një prej detyrave më të rëndësishme për sigurinë e shtetit.
63-vjeçarja Belloni ka një karrierë shumë të pasur dhe caktimi i saj në krye të shërbimeve sekrete u mirëprit nga shumë politikanë italianë mes të cilëve dhe Matteo Salvini, i cili e vlerësoi si një grua me kurajo.
E lindur në vitin 1958, Elisabetta Belloni ishte gjithashtu e para femër që hynte në shkollën “Massimiliano Massimo”, ku ka studiuar dhe kryeministri Draghi.
Pasi shërbeu si një diplomate në Vjenë dhe Bratislavë, ajo mori drejtimin e Ministrisë së Jashtme nga viti 2004-2008. (A2 Televizion)