Kjo fotografi e pabesueshme është marrë në Harrisburg, Illinois, shkrepur nga fotografi Alvis Michael Mitchell. Në të shfaqet gangsteri famëkeq Charlie Birger dhe banda e tij e armatosur. Banda e Birger-it, kontrollonte vjedhjet në të gjithë Illinois-in jugor. Ai u dënua për vrasjen e një kryetari bashkie të një qyteti të vogël dhe u bë njeriu i fundit i varur publikisht në Illinois, më 19 prill 1928.Një imazh i marrë në Indiana rreth vitit 1917 në Panairin Union City Bi-CountyKjo kartolinë që daton rreth vitit 1909, tregon një grup burrash jashtë zyrës postare në qytetin Lenox, IowaFotografia e mësipërme tregon dy punëtorë që pozojnë jashtë një tramvaje në Columbus, Ohio, rreth vitit 1909Kjo kartolinë shfaq gërmimet që bëheshin jashtë hotelit Wyalusing në qytetin Wyalusing, Pensilvani, në vitin 1907. Zhvillimi i pasurive të paluajtshme ofroi mundësi të mira për fotografët e kartolinaveKjo kartolinë është e vitit 1910. Me një mesazh në norvegjisht, kjo kartë, drejtuar Ole Flatland, nga Canby, Minesota, është dëshmi e komunitetit të madh dhe të gjallë skandinav në pjesën e sipërme të MidwestNjë burrë pozon për një foto në studio në Nju-Jork, rreth vitit 1908Kopertina e librit “Kartolina me foto reale: Foto nga një komb në ndryshim”. Fotografia tregon turistët në Parkun Kombëtar Yosemite të Kalifornisë, në vitin 1908Një linjë montimi e fabrikës së Ford Motor Company fotografuar në mesin e viteve 1920 në Dearborn, MichiganIsh-presidenti i SHBA-së Roosevelt, duke folur para një turme në Freeport, Illinois. Mendohet se fotografia është realizuar në vitin 1910, një vit pasi presidenca e tij mori fund. Në vitin 1910, Roosevelt ndërmori një udhëtim transkontinental që kaloi përmes Illinois, duke u ndalur në Freeport, Belvedere dhe ÇikagoTregu Amish në Lancaster, Pennsylvania, ishte fokusi i kësaj kartoline, të kapur në 1925Një shkrepje e bërë në National Woolen Mills në Wheeling, Virxhinia Perëndimore, rreth vitit 1914Kjo foto, e realizuar më 14 janar 1929, tregon dy gra të veshura elegante duke pozuar në Grand CanyonBurrat e grumbulluar së bashku jashtë një lokali në qytetin e vogël të Galena në Illinois, gjatë përmbytjes së Ditës së Shën Valentinit të vitit 1911. Qyteti përballej me përmbytje çdo pranverë, por përmbytja e Ditës së Shën Valentinit e 1911, ishte ndër më të mëdhatëKjo kartolinë ka të ngjarë të jetë shkrepur në paradën e Ditës së Punës në Seattle në vitin 1910Pambuku shitej në rrugët e Stroud në Oklahoma rreth vitit 1909. Fotografët e kthyen vëmendjen e tyre në rrugët kryesore ku bankat, dyqanet dhe gjykatat ishin rresht për të demonstruar pasurinë
Anëtarët e një bande mafioze me armë në duar, Roosevelt-i duke mbajtur një fjalim dhe gra duke pozuar në Grand Canyon. Të gjitha këto, janë skena të Amerikës së shekullit XX që Muzeu i Arteve të Bukura në Boston, ka vendosur t’i publikojë në një botim enciklopedik, “Kartolina me fotografi reale: Fotografitë e një kombi në ndryshim”.
Kompania Eastman Kodak, prezantoi në vitin 1903 një aparat fotografik portativ me një negativ në madhësinë e kartolinës që mund të printonte drejtpërdrejt në një kartë bosh. Këto lloj fotografish që ngjasojnë me kartolina, u përhapën shumë anembanë Shteteve të Bashkuara rreth fundit të shekullit të 20-të.
Janë 317 fotografi të vjetra që përcjellin përmes imazhit, histori të vërteta dhe stilin e jetës në të gjithë Amerikën e shekullit të kaluar. (A2 Televizion)