
Artisti nga Kosova, Naim Berisha rikthehet në Tiranë. Por, ndërsa muaj më parë nuk mundi të ngjitej në skenën e Teatrit Kombëtar sepse dyert ishin kyçur, këtë herë është rikthyer për publikun kryeqytetas me veprën gjermane “Artisti i vetëm”, në skenën që tanimë mirëpret shfaqje me një qëllim.
Berisha është ngjitur në sallën e Teatrit Kombëtar jo vetëm me mesazhin e veprës, por edhe në mbështetje të artistëve që vijojnë qëndresën e tyre për mbrojtjen e teatrit.
Nën monologun e personazhit Hans Klip, artisti i vetëm në skenë rrëfeu edhe një herë degradimin e artit dhe shijes së publikut. (A2 Televizion)