
Kanë kaluar tre javë nga shpërthimi i nëndetëses Titan, e cila i përkiste kompanisë OceanGate dhe në të cilën ndodheshin pesë pasagjerë, që donin të udhëtonin në fund të oqeanit për të parë mbetjet e Titanikut.
Pasi u bë i ditur përfundimi fatal i udhëtimit, dolën lloj-lloj detajesh për ekspeditën, siç ishte rasti i kontratës që duhet të nënshkruanin pasagjerët e zhytësit dhe dëshmi të ndryshme nga njerëz të cilët më në fund nuk e bënë ata udhëtim. Në dokumentin e sipërpërmendur, kompania paralajmëroi për rreziqet në pranimin e një eksperience të tillë.
Në këtë kuptim, sipas gazetës “Insider”, nga 90 udhëtimet që janë bërë gjatë historisë në thellësinë ku gjenden mbetjet e anijes së fundosur në vitin 1912, gati 4000 metra thellë, 13 prej tyre arritën në destinacionin e tyre. Me fjalë të tjera, vetëm 14% e udhëtimeve të kryera në fund të detit arritën në mbetjet e Titanikut.
E vendosur në një thellësi ku temperatura e ujit është rreth 1 gradë Celsius, anija është e pambrojtur ndaj rrymave detare dhe sulmit të baktereve, të cilat në mënyrë progresive shkatërrojnë disa pjesë të anijes, siç janë kabinat e kapitenit. Një nga bakteret (Titanic Halomomas) gllabëron strukturat metalike, ngjitet në sipërfaqet e çelikut dhe bashkohet me mikroorganizma të tjerë për të përshpejtuar korrozionin dhe zhdukjen.
Lidhur me zhdukjen e tij përfundimtare, ekspertët mendojnë vitin 2050. Për sa i përket kontratës, përveç detyrimit për të paguar 250 mijë dollarët që kushtonte bileta, fjala “vdekje” ishte përmendur tre herë vetëm në faqen e parë. (A2 Televizion)