Një nga çiftet më jetëgjatë në Britani...

Nga A2 CNN
16 Prill 2021, 18:40 | Lifestyle

Një çift i martuar prej më shumë se 75 vjetësh, festuan 100-vjetorët e tyre këtë javë, në vetëm një ditë distancë nga njëri-tjetri.

Eric dhe Dorothy Dowdy, jetojnë në Cliftonville Care Home në Northampton janë një nga çiftet e martuar më jetëgjatë në Britani, morën kartolina nga Mbretëresha si dhe shumë dhurata nga miqtë dhe familja.

Çifti u takuan në teatrin Royal & Derngate në Northampton në vitet 1940, ku Dowdy punonte si aktor ndërsa Dorothy menaxhere e skenës.

Dyshja u martuan më 3 prill 1945 në Kishën St Matthews dhe kanë tre fëmijë, si dhe katër nipër e mbesa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos