“Një nga ditët më të errëta të historisë”, Biden kritikon dhe sjelljen e policisë

Nga A2 CNN
7 Janar 2021, 20:41 | Bota
“Një nga ditët më të errëta të

Presidenti i zgjedhur Joe Biden i kushtoi një tjetër konferencë për shtyp nga Delawere protestave të dhunshme në Washington, ku mbështetës të presidentit Donald Trump hynë me forcë në selinë e Kongresit.

Biden e konsideroi ditën e djeshme një nga “më të errëtat në historinë e kombit” dhe një “sulm ndaj fortesës së lirisë”.

Ai shkoi më tej duke i cilësuar protestuesit si terroristë.

“Ata që kishin hyrë mbrëmë në Kapitol nuk ishte protestues, por një turmë e dhunshme dhe terroristë të brendshëm”, u shpreh Biden.

Gjithashtu, presidenti i zgjedhur, që pritet të marrë zyrtarisht detyrën më 20 janar, nuk kurseu as kritikat ndaj forcave të policisë, për të cilat tha se nëse protestuesit do të ishin pjesë e lëvizjes “Black Lives Matters”, reagimi i tyre do të ishte ndryshe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos