Uji izolon edhe banesat, Dajçi në bregun e Bunës vijon të vuajë pasojat e përmbytjeve

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2022, 13:02 | Aktualitet

Zona e Dajçit në Shkodër vijon të vuajë vërshimin e ujërave dhe përmbytjen e tokave e banesave, edhe pse situata meteorologjike nuk ka qenë aq e rënduar.

Disa dhjetëra hektarë tokë ku një pjesë e madhe është bujqësore dhe me të mbjella gjenden nën ujë, ndërsa përmbytjes nuk i kanë shpëtuar as oborret e banesave, ku uji ka arritur lartësinë deri në 30 cm.

Banorët e zonës shprehen se përmbytjet nuk janë si pasojë e reshjeve, por për shkak të shkarkimeve që bëjnë hidrocentralet në kaskadën e Drinit.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos