Një paciente me koronavirus përdhunohet në ambulancën që po e dërgonte në spital

Nga A2 CNN
8 Shtator 2020, 19:05 | Bota
Një paciente me koronavirus përdhunohet në ambulancën

Një vajzë 19-vjeçare me koronavirus është përdhunuar në Indi nga shoferi i ambulancës që po e dërgonte në spital.

Sipas “Indian Express”, ngjarja ka ndodhur të shtunën e kaluar në distriktin Pathanamhitta të Keralës. 

Shoferi i ambulancës kishte marrë të renë dhe një grua tjetër për t’i dërguar në spital. Pasi la gruan në qendrën mjekësore përkatëse, shoferi vijoi rrugën për në spitalin tjetër ku duhet të dërgonte 19-vjeçaren, por abuzoi seksualisht me të përpara se ta linte në spital.

Aty, e reja tregoi se çfarë kishte ndodhur dhe shoferi u arrestua.

Ky incident tregon qartë rrezikun me të cilin përballen femrat në Indi edhe kur transportohen të sëmura në spitale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos