“Duhet ta heqësh, të lutem! Sa metra larg je?”. Trump debaton për maskën me gazetarin

Nga A2 CNN
8 Shtator 2020, 17:36 | Bota
“Duhet ta heqësh, të lutem! Sa metra larg je?”. Trump

Sikur të mos mjaftonin debatet e shumta që ka thuajse çdo ditë me gazetarët gjatë daljeve të tij para tyre, presidenti Donald Trump dhe një gazetar i Reuters u përfshinë në një debat për shkak të maskës që ky i fundit mbante në fytyrë, si një ndër masat për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

“Duhet ta heqësh maskën, të lutem! Mund ta heqësh. Sa metra larg je?”, iu drejtua Trump gazetarit Jeff Mason. Ai refuzoi duke i thënë se mund të fliste me zë më të lartë që të dëgjohej, por Trump shtoi: “Në rregull, nëse nuk e heq, të del zëri i mbytur, kështu që nëse e heq do të ishte shumë më lehtë”. Gazetari këmbënguli për të ngritur zërin, duke mos e hequr maskën.

Por edhe pse u pajtua me vendimin e gazetarit të Reuters, Trump përgëzoi një tjetër gazetar në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, i cili hoqi maskën në momentin që do të bënte pyetjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos