“Një rrëmujë e madhe”, Trump komenton rebelimin e Wagner ndaj Putinit

Nga A2 CNN
25 Qershor 2023, 22:15 | Bota
“Një rrëmujë e madhe”, Trump komenton rebelimin e

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, komentoi tensionet e krijuara brenda Rusisë mes kreu të Wagner dhe Vladimir Putin, duke i vlerësuar ato si një rrëmujë të madhe.

Trump bëri një postim në rrjetin e tij social “Truth Social”. Megjithatë, ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi dhe bëri thirrje për kujdes, pasi sipas tij, ajo që mund të vijë “mund të jenë shumë më e keqe”. Ky koment vjen pas një periudhe kritikash të ashpra ndaj Jo Biden ndaj pushtimit të Rusisë në Ukrainë, I cili nisi më 24 shkurt të vitit të kaluar. Trump ka përsëritur disa herë se nëse ai do të rikthehej në drejtimin e Amerikës do të ndalte luftën brenda 24 orëve të para.

Ndërkohë, zhvillimet e fundit në Rusi u komentuan edhe nga Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken, i cili paralajmëroi se trazirat mund të mos kenë përfunduar ende dhe mund të duhen javë ose muaj për t’u zhvilluar. “Ky është vetëm një kapitull i shtuar në një libër shumë, shumë të keq që Putin ka shkruar për Rusinë. Por ajo që është kaq e habitshme në lidhje me të është se kjo po i vjen nga brenda”, i tha Blinken CNN. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/25/konflikti-me-wagner-blinken-putin-i-shqetesuar-per-ate-qe-ndodh-brenda-rusise/
https://a2news.com/2023/06/25/rebelimi-i-prigozhin-analistet-kremlini-perballet-me-nje-situate-thellesisht-te-paqendrueshme/

A2 CNN Livestream

Latest Videos